Ministria e Shëndetësisë publikon raportin e 24 orëve të fundit lidhur me pandeminë Covid-19 në vendin tonë, ku janë regjistruar 494 raste të reja nga rreth 5 mijë testime ndërsa 16 qytetarë kanë humbur jetën, dy më shumë se një ditë më parë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
126 raste në Tiranë, 45 në Shkodër, 35 në Fier, 33 në Durrës, 24 në Elbasan, 20 në Berat, nga 16 raste në Kurbin, Kukës, Vlorë, nga 10 raste në Lushnje, Kamëz, nga 9 raste në Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër, Sarandë, 8 në Korçë, nga 7 raste në Pogradec, Memaliaj, nga 6 raste në Mat, Ura Vajgurore, nga 5 raste në Tropojë, Tepelenë, Peqin, Vorë, nga 4 raste në Krujë, Lezhë, Vau i Dejës, Selenicë, Gramsh, nga 3 raste në Devoll, Kavajë, Roskovec, Kuçovë, Patos, nga 2 raste në Përmet, Delvinë, Shijak, Skrapar, nga 1 rast në Has, Dibër, Malësi e Madhe, Bulqizë, Kolonjë, Maliq, Cerrik, Poliçan, Dropull, Këlcyrë.
VIKTIMA
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 16 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Himara, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Mirdita, të moshave 54- 87 vjeç.
SITUATA NË SPITALE
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 390 pacientë, 33 në terapi intensive, nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar.
TË SHËRUAR
Në 24 orët e fundit janë shëruar 690 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 83,954 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (19 Mars 2021)
Raste të reja ditore 494
Të shëruar në 24 orë 690
Të shtruar në spitale 390
Humbje jete në 24 orë 16
Testime ditore 2986
Testime totale 526,058
Raste pozitive 120,022
Raste të shëruara 83,954
Raste Aktive 33,946
Humbje jete 2122
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23074
Fier 2575
Durrës 1572
Vlorë 1458
Shkodër 1279
Gjirokastër 1215
Korçë 810
Lezhë 674
Elbasan 444
Dibër 344
Kukës 326
Berat 175