Një shqiptar u arrestua nga policia italiane mbrëmjen e shkuar teksa u kapën me 400 gram hashash.
Arrestimi i tyre u bë në Arezzo teksa agjentët dyshuan tek të rinjtë që qëndronin brenda një makine të parkuar, shkruan Ora News.
Gjatë kontrollit, policia zbuloi 60 g hashash dhe 425 euro nën sediljen e pasagjerit.
Kjo bëri që kontrolli të shtrihej edhe në makinën tjetër, në pronësi të njërit prej dy të rinjve, të parkuar pak përpara.
Shqiptari me iniciale A.K., do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë me akuzën e mbajtjes së pajustifikuar të instrumenteve të aftë për të ofenduar.
Për të riun tjetër, N.T., gjatë kontrollit në banesë, u gjetën edhe tre doza të tjera hashashi me peshë prej 320 gramë.
Shqiptari u arrestua menjëherë, shkruajnë mediat lokale.