Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar ditën e sotme takime me bizneset dhe banorët e zonës së Kombinatit.
Mediu dëgjoi shqetësimet e bizneseve që po shkojnë drejt falimentimit për shkak të taksave dhe arbitraritetit të korrupsionit qeveritar.
Në fjalën e tij ai theksoi se ulja e taksave ndihmon që ekonomia jonë të jetë konkurruese në rajon dhe të tërheq investime vendase dhe të huaja.
“Së pari ne jemi ekonomi e hapur dhe e konkurueshme prandaj ulja e taksave në 9%, një taksë të sheshtë ndihmon qe ekonomia jonë të jetë konkurruese në rajon dhe të tërheq investime vendase dhe të huaja,” tha Mediu.
Mediu theksoi se “Aleanca për ndryshim” nuk do t’i përgjigjet situatës konfliktuale që po krijon Edi Rama para zgjedhjeve.
“Ne si “Aleancë për Ndryshim” kemi vendosur që të mos i përgjigjemi fushatës konfliktuale që po ndërton Edi Rama. Edi Rama vetëm shan, fyen, përbuz dhe kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë politike. Kur je në krye të shtetit ke shumë në dorë për të bërë, për të mirë apo për të keq, por kur shan, fyen dhe përbuz, vetëm shkatërron,” u shpreh ai.
Mediu tha se rëndësi tani ka vetëm populli shqiptar.
“Ne kemi marrë një vendim. Nuk do merremi me Edi Ramën, por do të bashkëpunojmë dhe do të flasim me shqiptarët.“
Punësimet dhe mbështetja e bizneseve të vogla janë fokusi i Partisë Republikane.