Basha me artizanët e Beratit: Duhet subvencion, synojmë turizmin elitar, të përfitojmë fondet e BE-së

0
139

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka përshkuar qytetin e Beratit, për të takuar qytetarët dhe vizituar bizneset, në vazhdën e një turi që ai ka nisur nëpër Shqipëri për të prezantuar Programin qeverisës të PD-së “Shqipëria fiton”.

Basha ka hyrë në një dyqan me punime artizanale kryesisht për turistët, në të cilin ka folur me zonjën që e kishte në pronësi dhe ku ka theksuar rëndësinë që i duhet kushtuar këtij sektori që konsiderohet pjesë e trashëgimisë kulturore, pasi Shqipëria duhet të synojë turizmin elitar.

“Dje kam qenë mes kolegëve tuaj në Gjirokastër. Nga njëra anë jam mrekulluar nga punimet e tyre dhe nga ana tjetër jam mërzitur kur kam mësuar që kanë muaj që nuk kanë pasur fare xhiro.  Sektori i artizanatit këtu është shumë i zhvilluar, apo jo?!

Nuk mund të ketë turizëm pa zhvilluar ato veçori që i kthejnë sytë e turistëve europiane, amerikanë, perëndimore dhe jo vetëm, nga Shqipëria, sepse me të vërtetë kemi plazhe të mrekullueshme, kemi detin, ushqimin, kemi aq shumë për të afruar që duhet realisht ta mbështesim dhe ta fusim në vëmendjen e turistit dhe ta fusim në treg…

Këtë bukuri të jashtëzakonshme të urbanizmit të lashtë të Beratit dhe pastaj edhe të artizanatit, që është zhvilluar në shekuj, nuk mund ta lëmë të vdesë në këtë dekadë që është dekadë kur ne duam ta fusim Shqipërinë në hartën e turizmit botëror. Dhe kjo nuk mund të bëhet me fjalë por duke e liruar artizanatin nga çdo detyrim tatimor dhe pastaj duke e subvencionuar.

Kjo është punë dore, nuk është industri, është punë që kërkon talent, sakrificë të madhe dhe përkushtim e për këtë arsye ka nevojë për subvencion dhe shifra që janë plotësisht të përballueshme nga buxheti. Ne duhet të synojmë turizmin elitar.

Tani ne kemi bashkuar forcat me disa nga institucionet elitare të turizmit në Evropë, universitetet për trajnimin e specialiteteve të ndryshme dhe me institucione të BE që të mundësojmë që turizmi shqiptar të përfitojë nga fondet e BE dhe e bëjmë shumë më të lehtë të bashkojmë subvencionet. Artizanati është prioritet sepse konsiderohet pjesë e trashëgimisë kulturore,” tha Basha.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here