Kryemadhi: Synimi ynë jo të analizojmë Ramën por angazhimi për atë çfarë do t’i ofrojmë shqiptarëve

0
130

 

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka zhvilluar takimin e radhes  në Fier  ku dhe është shprehur se qëllimi nuk është të analizojnë Ramën por angazhimi në mundësit që mund tju ofrojë shqiptarëve.

“Qëllimi ynë nuk është që ti bëjmë analizën atij. Analizën ja bëjnë shqiptarët më 25 prill. Ne sot kemi si angazhim kryesor, çfarë  do të angazhohemi ne, cilat janë sfidat tona, çfarë u ofrojmë ne shqiptarëve dhe sidomos të rinjve dhe të rejave. Në jetën e përditshme flasim për të rinjtë dhe të rejat dhe një pjesë e tyre thonë po na ikin, nuk i kemi më dhe është  vërtetë problem që njerëzit po ikin dhe aq më shumë familjet e reja. Shpërngulja e familjeve të reja nga zona është, nga toka nga qyteti, nga vendi ku ata janë rritur është një problem jo vetëm për familjarët e tyre, për qytetin për biznesit por tashmë do të bëhet dhe problem kombëtar sepse një nga probleme kryesore  që kemi ne sot është mungesa jo vetëm e fuqisë punëtore  por mungesa e vazhdimësisë. Për herë të parë në gjithë këto vite kemi vdekshmërinë më të lartë sesa lindshmëria. Pra shqiptarët më shumë po vdesin sesa po lindin. Për herë të parë ne kemi që pas viteve 90 një shpopullim në rritje shumë të larta të qyteteve tona sidomos të fshatrave. Për herë te parë kemi mbyllje të biznesit në mënyrë masive dhe humbje të vendit të punës në mënyrë masivë. Dhe kjo ndodh në vitin 2021 ku për hir të së vërtetës pandemia ka krijuar hendekun e vetë të madh por ndërkohë pandemia ka qenë dhe në vende të tjera evropiane ka qenë dhe në gjithë botën. Por në Shqipëri është ndjerë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe është ndjerë deri në palcë në familjet shqiptare. Ndërkohë nga ana tjetër rindërtimi apo përmbytjet që kanë kapur zona të caktuara si në vëri të Shqipërinë si në jug të Shqipërisë, apo dhe pjesa e Durrësit, Thumanës, Fushëkrujës, Tiranës me rindërimin ka një efekt tjetër të drejtpërdrejt të familjet shqiptare. Të gjitha këto janë problematika që ne të gjithë fokusohemi të individët , të administrata te drejtorët por nuk janë ata problemi. Ata janë disa ushtarë të perandorisë së madhe që përfaqësojnë Edi Ramën. Përfaqësojnë atë sekt që janë të detyruar të jenë pjesë e kësaj. Dhe ata janë edhe vuajtesit e pasojave të gjithë firmave që ata hedhin në letra. Nesër ata do të jenë që do të përballen me gjithë problematikat që janë sot. Në fakt ne sot një nga qëllimet kryesore që kemi, jemi të fokusuar te të rinjtë dhe të angazhimi ynë. Të gratë, te vajzat. Sepse në fundit vërtetë në numër matematikor djemtë dhe burrat janë 50.5% të votuesve, por kur vjen puna në fuqinë votuese gratë janë më shumë sepse burrat janë në emigracion. Dhe kjo është një nga arsyet që ne iu kemi dhënë hapësira grave dhe vajzave ndoshta edhe për të marrë një kosto politike dhe fizike sepse sot për një grua dhe një vajzë që të bëjë fushatë elektr5oale është shumë e vështirë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here