Gjenerali Ndriçim Sallaku ka humbur jetën në luftë me sëmundjen COVID-19.
Lajmin e ka dhënë Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në rrjetet sociale. “Nuk kam fjalë për ndarjen e papritur nga jeta të komandantit të Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku, – shkroi Peleshi. – Në kaq pak kohë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneral Sallaku tregoi se ishte një ndër bashkëpunëtorët më të spikatur, me një sens të jashtëzakonshëm ndjeshmërie për komunitetin, të cilën e tregoi edhe gjatë përmbytjeve të fundit në Nënshkodër dhe Katund të Ri.
Gjeneral Sallaku fitoi çdo sfidë ku shërbeu në Forcat e Armatosura, por fatkeqësisht humbi betejën me COVID-19. Do të kujtojmë përgjithmonë Gjeneral!”