Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar takim me qytetarët e Beratit ditën e sotme nga ku dhe ka ndarë disa imazhe në Facebook.
Lideri i opozitës shprehet se Berati si e gjithë Shqipëria pret me padurim ndryshimin e madh. Ndryshim që do të vendoset më 25 prill me votën e shqiptarëve.
Postimi i plote
Sot në Berat ku takova dhe bisedova me qindra qytetarë, sipërmarrës, të rinj e të reja, gra e burra entuziastë për ndryshimin që po vjen.
Beratasit janë të bindur tashmë se koha e Ramës ka kaluar. Në 8 vite ai vetëm e rrënoi Shqipërinë. Berati si e gjithë Shqipëria pret me padurim ndryshimin e madh. Ndryshim që do të vendoset më 25 prill me votën e shqiptarëve. Këto zgjedhje nuk janë për Ramën apo për mua.
Këto zgjedhje janë për shqiptarët!
Më 25 prill, Rama humb dhe Shqipëria fiton!
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/4038619946189156