Zv/ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini është shprehur e gatshme që të zbresë në terren për të ndihmuar kryemnistrin Edi Rama që të fitojë zgjedhjet e 25 prillit.
Teksa u pyet çfarë mendimi ka për zonjën Najada Çomo e cila është përzgjedhur e para në listat e Tiranës, Tomini, e cila është edhe shefja e epidemiologjisë në Instutin e Shëndetit Publik, ka shprehur gjatë një interviste në Klan vullnetin e saj për të qenë edhe ajo pjesë e fushatës së Partisë Socialiste.
PJESË NGA INTERVISTA:
Zonja Najada Çomo tani është e para në listën e Partisë Socialiste për Tiranën ose e dyta në një vend në një vend që e bashkëndan me Luljeta Bozon. Edhe ju keni një post që lidhet drejtpërsëdrejti me politikën. Nuk e di cilat janë ambiciet tuaja të mëtejshme? Do të jeni pjesë e kësaj fushate elektorale edhe në pjesën aktive, apo do të vazhdoni të qëndroni në vijën e parë me personat që kanë nevojë për shërbimin tuaj në lidhje me koronavirusin?
Eugena Tomini: Do të jetë një mbështetje e përbashkët në të dy drejtimet. Mbështes absolutisht Kreyministrin Rama dhe mbështes të gjithë pacientët kudo që kanë nevojë për mua nëse do të lindë nevoja, dera është plotësisht e hapur.
Kur flisni për mbështetje ndaj Ramës, bëhet fjalë edhe për mbështetje nga terreni?
Eugena Tomini: Nëse do t’i lindë nevoja, që s’e besoj një gjë të tillë, pse jo edhe pjesë e terrenit mund të jetë.