Rindërtimi në Durrës, urbanisti përplaset me Ervin Bushatin: Mos na tregoni ndërtimet 3D

0
113

Urbanisti Ardian Muka, ka debatuar me deputetin socialist Ervin Bushati, duke i thënë këtij të fundit që të mos flasë për ndërtime 3D por për ato realet.

Ky debat u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Syri TV, ku po flitej për procesin e rindërtimit në qytetin e Durrësit, që ishte edhe qyteti më i goditur i tërmetit të 26 nëntorit.

Muka pas fjalës së Bushatit, i cili ka thënë se janë ndërtuar 1,300 shtëpi banimi, i është drejtuar këtij të fundit, duke i thënë që mos të tregojë rindërtimin 3D. Ndër të tjera ai ka thënë se janë kryer ndërtime nga firmat, private që sipas tij janë fasada.

“Nga ato që foli Bushati janë pjesërisht të vërteta, ku 1300 shtëpi banimi në Durrës, dhe 41 pallate, por pjesa tjetër nuk është kryer asgjë. Mos na tregoni rindërtimin 3D. Pas vendimarrjes bonuset e qerave janë si t’i hedhësh acid plagës. Janë kryer ndërhyrje që lenë për të dëshiruar nga ana teknike. Ndërhyrjet nga firmat private janë fasada!”-ka thënë ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here