Vrasja e Mond Çekiçit me breshëri/ Gjendet arma e krimit në makinën e djegur në Sukth…

0
295

Një kallashnikov është gjetur në një makinë të djegur këtë mëngjes në Sukth të Durrësit, pak kilometra larg vendit kur persona të panjohur ekzekutuan Edmon Koçin i njohur si Mond Çekiçi. Dyshimet janë se arma dhe makina në fjalë janë përdorur nga vrasësit për t’i marrë jetën Çekiçit në një pritë të organizuar pranë Drejtorisë Arsimore në Durrës në orën 8:40.

Në pamjet e mëposhtme shihen gjurmët e breshërisë së plumbave mbi xhamin e pasagjerit të parë, ku ishte ulur Çekiçi, ndërsa shoferi i tij ka shpëtuar .

Image

“Mond Çekiçi”, po udhëtonte me mjetin e tij, kur një makinë i ka ndërprerë rrugën rreth orës 08.40 të mëngjesit të sotëm. Ky ka qenë edhe moment që shoferi i tij ka dalë nga mjeti për të parë se çfarë po ndodhte, por ndërkohë autorët e krimit kanë shkuar dhe kanë qëlluar shënjestrën e tyre duke e lënë të vdekur në vend.

Ndërkohë autorët pasi janë larguar nga vendngjarja, pak kilometra larg vendngjarjes, në Sukth, i kanë vënë zjarrin makinës me të cilën kryen atentatin.

“Mond Çekiçi”, konsiderohej nga policia e Durrësit si person me rrezikshmëri, pasi jo vetëm që ishte pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës, por ai rezultonte të jetë dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë.

Në muajin maj 2009 Edmond Koçi, u dënua me 2 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”.

Në një raport të ministrisë së Brendshme të botuar në vitin 2016, thuhej se “Mond Çekiçi”, është pjesë shoqërore me Lulzim Berisha “Luli”, Emiljano Shullazi “Mili”, Plarent Dervishaj “Lenti”, Marjel Fierza, Julian Meçaj, Bashkim Haxhiaj dhe persona të tjerë.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here