40% e popullsisë e imunizuar nga Covid-19, flet mjeku: Tirana arrin imunizim e tufës përpara…

0
141

Afro 40% e popullsisë në Shqipëri është imunizuar nga Covid-19. Mjeku imunolog, Genc Sulcebe thotë se çdo muaj afro 6% e popullsisë rezulton e prekur nga virusi vdekjeprurës. ”Në këtë vale të tretë ne jemi në përqindjen e imunizimit natyral që në prag republike po shkon 35-40 %. Nëse do e llogarisim që kemi një rritje prej 5-6 % në muaj”.

Përpara verës kryeqyteti arrin imunitetin e tufës. ”Vetëm në tiranë kjo shifër është pothuajse dyfish më e lartë. 60%, i cili me variantet e reja shume efektive të arrijë deri 75 -80%. Shpresojmë që para verës imunizimi për Tiranën”,-tha ai.

Si do jetë kjo verë për shqiptarët? ”Do jemi shume më mirë sesa vjet. Imunizimi është rritur shumë herë më tepër. Vjet në pragun e verës ishin 7,5 % tani jemi shume më tepër, kemi edhe impaktin e vaksinës”. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, deri tani Shqipëria ka regjistruar afro 121 mijë të infektuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here