Braimllari takim me fermerë: Rilindja nuk e përkrahu por vetëm e varfëroi fermerin vendas…

0
118

Kandidati për deputet në qarkun e Korçës, Endrit Braimllari, në një takim me fermerë në fshatin Pocestë shprehet se Rilindja nuk e përkrahu por vetëm e varfëroi fermerin vendas dhe se është papërgjegjshmëri dhe paturpësi e Rilindjes që në këto vite i la në mëshirë të fatit.

POSTIMI I PLOTË

“Çdo ditë takojmë familje në fushën e Korçës të cilat përballen me kushte shumë të vështira ekonomike.
Është papërgjegjshmëri dhe paturpësi e Rilindjes që në këto vite i la në mëshirë të fatit.

Rilindja nuk e përkrahu por vetëm e varfëroi fermerin vendas.
LSI angazhohet për mbështetje maksimale ndaj Bujqësisë, 200 milion euro në vit.

Do të përkrahim produktin “Made in Albania” dhe do të subvencionojmë drejtpërdrejtë fermerin për njësi prodhimi të sipërfaqes dhe numër krerësh. Do të mundësojmë kredi të buta për infrastrukturën,serra, stalla, dhe për Industrinë Agropërpunuese. Ofrimi i tokës shtetërore për aktivitetet Agropërpunuese.​” – u shpreh ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here