E larguar prej disa vitesh në Zvicër ku jeton me familjen, moderatorja Floriana Garo është ritkhyer në Shqipëri. Në një intervistë për emisionin “Jo vetëm modë”, Garo tregon pse ka zgjedhur që të përfshihet në politikë. Tashmë në rolin e zëdhënëses të fushatës së Partisë Demokratike, ajo tregon se propozimi i erdhi nga Lulzim Basha.
Kishe menduar menduar ndonjëherë për këtë rikthim, që do ishe këtu në selin e Partisë Demokratike dhe rikthim në Shqipëri?
Sigurisht e kisha menduar, përpara se të rikthehesha e kisha menduar, se do isha pikërisht në këtë vendin ku është foltorja e deklaratave dhe unë gati në përditshmëri këtë se kisha menduar. E kisha menduar se do isha pjesë e Partisë Demokratike, me dëshirën time për të bërë mirë, për t’u rikthyer dhe për të bërë atë që unë mund të bëj më mirë dhe për të sjell një ndryshim për vendin.
Ka qenë një propozim i zotit Basha?
Ka qenë propozim ky rol që unë kam, sigurisht që dëshira ime ka qenë që të rikthehesha për kontriubuar. Ai më ka parë më mirë në këtë rol, ku mund të jepja kontributin tim, duke qenë këtu aq më shumë jam dakord pasi e ndjej që këtë pjesën e imazhit e kam shumë të mirë dhe përcjellës i mesazhit.
Në fakt ishte shkëputur prej kohës dhe ishte larguar në Zvicër e nuk mendoje që do vije për PD-në, në një intervistave që ke dhënë më parë ke thënë që do riktheheshe në ekran për një emision serioz.
Kjo është një nndër itnervistat, por sigurisht që nuk e kisha të qartë që do vija për politikën në Shqipëri, por që e kam parë veten në fushën e politikën e kam parë edhe më herët. Sigurisht që këtë mendim e kam ndarë me shumë pak njerëz, pasi mendoj që është një fushë shumë e rëndësishme për të ndikuar dhe për bërë ndryshim në jetën e njerëzve. Por unë e kam thënë që televizionin e kam pasur pasion dhe të qenurit në ekran.