Nëna e të plagosurit shpërthen në lot, i bën thirrje kamarieres: Dil trego

0
163

22-vjeçari i plagosur këtë të diel nga të shtënat me armë zjarri në qytetin e Shkodrës, është Mikel Fusha. Po një javë më parë, nëna e tij ka raportuar se djali dhe autori janë konfliktuar në lokalin ku i biri ishte i punësuar.

Sipas nënës së Mikelit, autori i ka thyer tavolinat e lokalit ku ai punonte. Po ashtu ajo shtoi se autori ditën e sotme ka shkuar në lokal me disa shokë.

”E ka nxjerrë jashtë. Ka thyer të gjitha tavolinat, i ka thënë të atit hajde paguaj. Ka paguar 100 mijë lekë për tavolina e karrige. Sot ka ardhur me 5-6 shokë që t’i hynë djalit me zor brenda. Erdhi djali në shtëpi tha “babi hajde hekma qafet”. Unë njoftova policinë mos t’i lë të përplasen, erdhën. Nuk është djalë që ngacmon njeri, për kokën e tij kurrë nuk i ka rënë në qafë njeriu. I kemi thënë që të heqin qafe atë djalë se bën ngatërresa në çdo lokal”.

Ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po merr dëshmitë e personave që ishin të pranishëm, nëna bërtet me të madhe duke qarë ”Dil tregoji çfarë ka ndodhur”, duke iu referuar kamerieres që punon në lokal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here