Tronditet Burreli/ Shpërthim me tritol në shtëpinë e punonjësit të SHISH

0
148

Burreli është tronditur mbrëmjen e djeshme nga një shpërthim me tritol.

Mësohet se sasia e lëndës plasëse ka shpërthyer në shtëpinë e punonjësit të SHIK, Alfred Karaj.

Ngjarja ka ndodhur pas orës 23:00, ndërkohë që kanë nisur menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen.

Shpërthim ndohi në lagjen Partizani ose siç njihet ndryshe tek zona e katrorit.

Nga ky shpërthim i fortë ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo dëme në njerëz.

Mat/informacion paraprak

Rreth orës 23.35, në derën e banesës së shtetasit A.K., në katin e parë  të një pallati, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga shpërthimi i sëcilës ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet e para rezulton se në  banesë nuk ka patur njeri në kohën kur ka shpërthyer lënda plasëse.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Mat, po vijon punë për zbardhjen ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here