Basha me zv/kryeministrin e Maqedonisë: Çdo shqiptar në diasporë të kryejë regjistrimin online, garanton të drejtat…

0
100

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur sot në një takim zv.kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Z. Artan Grub ku floën edhe për marrëdhëniet dy palëshe midis dy vendeve.

Sonte kam patur kënaqësinë e veçantë të mirëpres në selinë e Partisë Demokratike zëvendës kryeministrin e parë të  Republikës së Maqedonisë së Veriut zotin Artan  Grubi. Është një kënaqësi e dyfishtë së pari në konstitucionin e qeverisë aktuale të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Mbajtja e pozicionit të zëvendës kryeministrit të parë nga një  përfaqësues i shqiptarëve, i bashkëkombësve tanë i bashkangjitet risive dhe përparimit, avancimit të përfaqësimit të bashkëkombasve tanë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Së dyti pata kënaqësinë të dëgjoj në vetë të parë nga  zëvendës kryeministri Grubi disa prej avancimeve kuptimplota në  rrafshin e përfaqësimit politik të  shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut sikundër edhe  angazhimin e qeverisë, e në veçanti forcave politike shqiptare për projektet e përbashkëta të cilat do të shkojnë kah forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregëtar mes dy vendeve tona me impakt të drejtpërdrejtë  tek punësimi dhe tek mirëqënia e qytetarëve tanë.

Ku përfshihen projekte që i kam patur përzemër dhe që kanë avancuar deri diku siç është “Korridori 8”. Kanë mbetur në Elbasan, por e sigurova zëvendës kryeministrin Grubi që do të vazhdojë deri në lidhjen me territorin e Maqedonisë së Veriut ndërkohë që u gëzova kur mësova se po kështu po ndërmerren hapa  për të plotësuar segmentet që mungojnë në Korridonin Shkup-Qafthanë. Folëm edhe për bashkëpunimin në fusha të tjera në veçanti në fushën e integrimit europian të dy vendeve tona ne njehtësimin e praktikave të ndryshme nga diplomat tek të tjera  lehtësira të burokracive të panevojshme të dy vendeve tona në nevojën për të nisur pas 25 prillit  bashkëpunim domethënës i cili përtej protokollit dhe  popozitetit të prodhojë lehtësi për qytetarët e dy vendeve tona.

Këto janë sfida por në të njëjtën kohë janë oportunitete të jashtëzakonshme. Megjithatë  tema që unë  e konsideroj kryesore, qëndrore e këtij takimi është procesi i regjistrimit në  Maqedoninë e Veriut, censusi. Proces i cili ndryshe nga censusi në Shqipëri apo diku tjetër lidhet drejtpërdrejt me të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Që do të thotë që një regjistrim i saktë në veçanti i qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut në emigracion, të mërgatës është jashzakonisht i rëndësishëm për të reflektuar pastaj të gjitha detyrimet që burojnë pastaj nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut, nga  marrëveshja e Ohrit.

Pra për të reflektuar ato që  ndikojnë drejtpërdrejt jetën e  bashkëkombasve tanë. Investimet kapitale që bëhen në  zonat e banuara nga shqiptarët, mbështetjen për studentët, kuotat në administratën publike, gjithçka që ka të bëjë me të drejtat e bashkëombasve tanë, e vëllezërve dhe motrave tona, qytetare dhe qytetarë të Maqedonisë së Veriut, ka të bëjë drejtpërdrejtë me regjistrimin e mërgatës së shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në procesin e censusut i cili përfundon më 21 prill.

Pra, jami në kohë dhe janë në kohë për t’u drejtuar një thirrje personalisht por dhe në emër të Parisë Demokratike dhe të gjithë koalicionit tonë dhe jam i bindur në emër të çdo shqiptari dhe shqiptare, çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, këtë thirrje ja drejtoj emigrantëve të diasporës, të mërguarve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, ndani 10 apo 15 minuta nga koha juaj dhe kryeni regjistrimin tuaj online siç është mundësuar falë insistimit të forcave politike shqiptare, sepse kështu do të ndihmoni drejtpërdrejtë familjet tuaja në Maqedoninë e Veriut, do ndihmoni drejtpërdrejtë fuqizimin dhe garantimin e të drejtave në Maqedoninë e Veriut.

Ju vetë jeni dëshmitarët dhe mbështetës të betejave të jashtëzakonshme që keni përjetuar në shekullin e kaluar për ekzistencë gjatë luftërave Ballkanike, spastrimeve. Më pas diskriminimit gjatë kohës së Federatës Jugosllave si dhe betejës së vazhdueshme që kulmoi me Marrëveshjen e Ohrit pas Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të sakrificave të jashtëzakonshme që janë bërë. Pra, për përfaqësimin dhe tani që Maqedonia e Veriut po kthehet në një partnere të devotshme por emancipohet dhe po ndërgjegjësohet për domosdoshmërinë e përfaqësimit proporcional të dy komuniteteve shtetëformuese tani nuk është më në dorën e askujt por përveçse në dorën tuaj vëllezër dhe motra, shqiptarë të Maqedonisë së Veriut që jetoni në emigracion.

Tani është vetëm në dorën tuaj dhe nuk ka më nevojë për donacione, nuk ka nevojë më as t’ju bashkoheni radhëve të çlirimtarëve siç bëtë në 2001, ka nevojë vetëm të ndani 10-15 minuta dhe të regjistroheni për të bërë të mundur që ky census i cili po mbahet pas 20 vjetësh faktikisht për shkak të dështimit të censusit të vitit 2011 të reflektoj me të vërtet përmasat e një prej dy kombeve shtetëformuese të Maqedonisë së Veriut, të reflektoj përmasat e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut me impaktë   të drejt për drejt në përfitimet e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në çdo nivel politik, social dhe ekonomik.

Ndaj ju lus edhe njëherë e do vazhdoj t’ju lus në forma dhe mënyra të ndryshme dhe ti kërkoj çdo përfaqësuesi politik apo jo politik, çdo zëri me influencë në botën shqiptare të mos e nënvlersoni nënvlerësoni këtë moment jashtëzakonisht të rëndësishëm por të bëni detyrën tuaj si shqiptarë, si patriotë para bashkombësave tanë dhe para kombit duke u regjistruar, duke marrë pjesë në procesin e regjistrimit i cili përmbyllet me 21 prill.

Artan Grubi: Faleminderit shumë i dashur kryetar i Partisë Demokratike zoti Basha, ndaj këtij apeli unë nuk di se çfarë të them përvec se të shpreh një mirënjohje të jashtëzakonshme dhe ti falënderohem për pranimin në këtë kohë kaq shumë të angazhuar të fushatës zgjedhore këtu në dhe e di që zoti Basha i zënë me takime me qytetarët, në prezantimin e platformës të tij para qytetarëve në vigjilje të zgjedhjeve të fund prillit këtu në Shqipëri dhe prandaj unë dhe të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut jemi shumë mirënjohës për kohën e ndarë dhe në veçanti për këto fjalë të thëna para mediave publikisht duke apeluar deri tek mërgata jonë që të regjistrohet në procesin e regjistrimit të këtij viti.

Ndryshe nga regjistrimet në vendet e tjera, procesi i çensusit në Maqedoni të Veriut është një operacion jo vetëm statistikor por edhe politik për arsye se të drejtat e shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera varen nga përqindja me të cilën janë të përfaqësuar ata në numrin total të popullatës. Andaj dhe është i një rëndësie të jashtëzakontë dhe prandaj vizitova Kosovën, sot jamë këtu me liderët e Shqipërisë që bashkarisht të bëjmë apel drejtuar mërgatës sonë që të rregjistrohet.

Zotit Basha gjithashtu i urova edhe për librin e tij të botuar sot, duke i uruar shumë suksese, shumë shëndet, një fushatë të mbarë për gjithë Shqipërinë dhe uroj që qytetarët shqiptarë të kenë mundësinë që në mënyrë të lirë, të drejtë demokratike, të shprehin vullnetin e tyre politik në zgjedhje shembullore dhe bashkërisht Shqipëria me Maqedoninë e Veriut të hapin dyert për integrim në Bashkimin Europian që në Këshillin e Bashkimit Europian në muajin qershor. Faleminderit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here