Xhesika Polo dhe Klint Çollaku do të jenè pjesë e “Kënga Magjike 2021” por kësaj radhe vendosja për të marr pjesë është e cuditshme. Bëhet fjalë për një ëndrre të njëjtë që kanë parë.
“Faktikisht ishte shumë e frikshme. Zgjohem në mëngjes, një ditë para se të më merrte Kela në telefon (gazetare e programit E Diela Shqiptare) i them Klintit: “Kam parë një ëndërr, sikur më tha Arditi që javën tjetër jemi në “Kënga Magjike” dhe ne ishim totalisht të panikuar”. Më thotë: “Harrova ta thoja, por më ka ndodhur e njëjta gjë” dhe pas gjysmë ore, më merr në telefon gazetarja dhe më thotë jeni te “Kënga Magjike” pas një jave”, tregon Xhesika Polo.
klinti dhe Xhesika karrierën e tyre e nisën në ‘talent shoë’ dhe më pas dyert e suksesit iu hapën dhe ata rrugëtuan me sukses drejt shumë kompeticioneve të njohura.
Në “Kënga Magjike 2021”, ata prezantuan këngën “S’më vret”.