Ermal Mamaqi ka shkelur sërish rregullat e pandemisë së koronavirusit, e këtë herë me festën e ditëlindjes së tij.
Pavarësisht se disa javë më parë ai u gjobit për grumbullimin e shumë personave në një aktivitet trajnimi, kjo mesa duket nuk i ka shërbyer për të “zënë mend” bashkëshortes së tij e cila i kishte organizuar festën surprizë ku kishte shumë të ftuar.
Ajo ka publikuar në faqen e saj të instagramit momentet pikante të festës së Mamaqit, e cila ka zgjatur deri vonë.Ka qenë Amarda Toska, ajo që është kujdesur t’i bëjë surprizën bashkëshortit të saj.
Ajo publikoi në Instagramin e saj një video, në të cilën shihet Ermali në mes të një skene të organizuar posaçërisht për të, si dhe shumë personazhe të njohur të ftuar.
“Për ty që ke ndriçuar si yll jetën time! Gëzuar ditëlindjen! Edhe pse është shumë vështirë të surprizash një njeri si ty, ja dola të mos më parashikoje këtë herë! Të dua shumë!”, ishin fjalët që Amarda zgjodhi për ta uruar partnerin e saj.
Në Instastory-t e publikuara nga të ftuarit, shihen disa artistë që ngjiten në skenë për të performuar, ndër të cilët është edhe Elvana Gjata.