Fatura e dritave 7 milionë, pensionisti: Nuk votoj më PS, i shkrova Edi Ramës, heshti

0
137

Drejtuesi politik për Kamzën, Flamur Noka, ka takuar një kryefamiljar në Bathore i cili i tregoi shqetësimin e tij të cilim  ia ka ngritur edhe kryeministrit përmes një letre, por reagimi është vetëm heshtja.

Pensionisti Sevxhemali Beluli jeton me bashkëshorten në Bathore, në një shtëpi modeste, me 3 llamba dhe 1 televizor, por fatura e emergjisë i ka ardhur 7 milionë lekë për 19 muaj. 

“Që prej vitit ’97 kam votuar Partinë Socialiste dhe sot jam më i zhgënjyer se kurrë prej saj. Si ka mundësi të faturohem rreth 7 milion lekë për 19 muaj, duke patur në shtëpi vetëm 3 llampa dhe një televizor? Familja jonë ngrohet me sobë me dru. I kam shkruar kryeministrit, i kam kërkuar takim drejtorit të përgjithshëm të OSHEE dhe nuk më kthejnë përgjigje” – pohon qytetari.

Noka u shpreh se jo vetëm padrejtësia, por edhe heshtja e shtetit është kriminale, pasi detyra e qeverisë është t’u lehtësojë jetën njerëzve, jo t’ua vështirësojë.
“T’i faturosh një çifti të moshuarish 7 milionë lekë energji elektrike për 19 muaj, duke patur vetëm 3 llamba në shtëpi është kriminale! Më 25 prill këto padrejtësi do të marrin fund. Me Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën kryeministër, qytetarët nuk do të trajtohen ca si të nënës e ca si të njerkës. Ne sot jemi më të bashkuar se kurrë për ta larguar Edi Ramën,  të keqen e madhe të këtij vendi” – tha z.Noka, i cili ftoi për bashkim edhe gjithë të zhgënjyerit e tjerë nga dështimi 8 vieçar i Edi Ramës.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here