Kandidatja e LSI në Kuçovë/ Aurela Kalivaçi: Rilindja që vrau shpresën e të rinjve dhe mashtroi me paturpësi qytetarët…

0
228

Kandidatja e LSI-së për deputete në qarkun Berat, Aurela Agalliu Kalivaçi, ka takuar këtë të hënë banorët e fshatit Magjatë në Kuçovë, ku thotë se jetojnë një një varfëri ekstreme. ”Papunësia i ka zhytyr ata në trishtim. Frika nga një qeveri e cila imponon vetëm kërcënime dhe dhunë psikologjike ndaj banorëve të Magjatës, qytetit të Kuçovës, por jo vetëm, qeveri e cila po instalon diktaturën dhe po censuron fjalën e lirë! Po pengon vullnetin e qytetarëve për zgjedhje të lira duke u mohuar çdo të drejtë të tyre në fushën e punësimit, në ndihmën sociale dhe më gjerë”,-shkruan Kalivaçi në facebook.

Postimi i plotë

Rilindja që vrau shpresën e të rinjve dhe mashtroi me paturpësi qytetarët shqiptarë duke premtuar vende të reja pune, rritje të pagave, ulje të tarifave të arsimit, luftën kundër korrupsionit dhe shtet ligjor. Por në fakt, asgjë nuk ndodhi në këto 8 vite dhe sot shqiptarët janë më shumë se kurrë të zhgënjyer, të varfëruar dhe të pashpresë.
Të dashur miq, dje ishim në takim me gratë dhe vajzat në fshatin Magjatë, Kuçovë.

Banorët e Magjatës jetojnë në një varfëri ekstreme. Papunësia i ka zhytyr ata në trishtim. Frika nga një qeveri e cila imponon vetëm kërcënime dhe dhunë psikologjike ndaj banorëve të Magjatës, qytetit të Kuçovës, por jo vetëm, qeveri e cila po instalon diktaturën dhe po censuron fjalën e lirë! Po pengon vullnetin e qytetarëve për zgjedhje të lira duke u mohuar çdo të drejtë të tyre në fushën e punësimit, në ndihmën sociale dhe më gjerë.

Gratë dhe vajzat, si pasojë e varfërisë ekstreme, mungesës së ekonomisë dhe integrimit social ndihen të pashpresa në lidhje me të ardhmen dhe rolin e tyre në shoqëri dhe në familje. Por shpresa e tyre nuk mund të vritet dhe njerëzit nuk janë aq frikacakë sa i keni menduar. Ndryshimi do të ndodhë në 25 Prill, falë vullnetit të popullit dhe varfërisë që është ulur këmbëkryq në tavolinat e tyre. Dëmi psikologjik i shkaktuar nga keq-qeverisja e Rilindjes është aq i madh sa do të sjellë rrotacionin më të suksesshëm politik në 25 Prill.

Une jam besimplotë se vota juaj do të sjellë ndryshimin! Prandaj dëshiroj t’ju ftoj të gjithëve të merrni pjesë në zgjedhje dhe të shprehni vullnetin tuaj për një qeverisje të dobishme dhe që të përfaqësojë denjësisht të drejtat tuaja! Shqipëria është e shqiptarëve dhe shqiptarët do t’a bëjnë atë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here