“Kur e pashë, thashë do jetë personi i jetës time”, Gold Ag: Si u njoha me bashkëshorten time…

0
146

Gold Ag është një ndër personazhet më të dashur të ekranit shqiptar.

Këngëtari u bë baba për herë të parë në një datë mjaft të rëndësishme për shqiptarët, më 28 Nëntor.

Zoti ia plotësoi dëshirën Goldit, pasi dhe më herët ishte shprehur se dëshironte shumë që fëmija e tij të vinte në jetë në këtë datë.

Ai është shumë aktiv në rrjete sociale, ku ndan shpesh momente krah të birit, Gueril, por duke mos e zbuluar portretin e tij.

Së fundmi, gjatë një interviste të dhënë për NIN, Ariani ka rrëfyer dhe historinë e njohjes me bashkëshorten Ermira Shkodra.

Ja çfarë tha reperi:

“Është prej Gjilanit dhe nëna ime e ka prej familjes së çikës së hallës së vet.

Tek kunati vet, janë familje të përziera, e kam njohur shumë më para si emër por nuk është se jena takuar. Ka desht zoti dhe jemi bërë bashkë.

Qysh se e kam parë ma ka marrë mendja se ka me qen personi për jetën teme.

Kështu ka desht zoti dhe ka ndodhur. Kena bërë kurorë dhe kam dashtur sa më shpejt me u bërë prind”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here