Moderatoret Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani, janë mikesha të ngushta prej vitesh. Ato shihen pothuajse kudo në shoqërinë e njëra-tjetrës dhe nuk i kursejnë fotot në rrjete sociale.
Arbana ka publikuan një foto me Xhemin në profilin e saj në “Instagram”, duke iu kërkuar ndjekësve të bëjnë tag mikeshën e ngushtë, por komenti i Xhemit ka marrë të gjitha vëmendjen.
Po në atë postim, Xhemi i ka bërë tag Orinda Hutës dhe jo asaj. Kjo është vënë re nga ndjekësit të cilët e kanë pritur me shumë të qeshura.
Kujtojmë se Orinda dhe xhemi, janë po ashtu mikesha, të cilat u afruan shumë gjatë kohës së karantinës. Dy moderatoret kanë kaluar dhe pushimet bashkë.