Në një postim në rrjetet sociale, Goci denoncon se Bashkia e Tiranës ‘rehabiliton’ me eksavator hapsirën publike të kryeqytetit, duke dëmtuar një zonë arkeologjike.
Ndër të tjera, Goci u ka bërë thirrje specialistëve të trashëgimisë të bëjnë dokumentimin dhe t’i çojnë me urgjencë në prokurori.
Postimi i Ervin Gocit:
Mendoj se keto do te jene ditet me renduara per trashegimine..m’u pak centimetra nga kufiri i rrethimit te Mozaikut te Tiranes, po germohet prej ditesh me ekskavator, dhe aty dihet qe ka rrenoja, jemi ne zemer te nje zone arkeologjike.
Bashkia po rehabiliton gjoja hapesiren publike, dhe me çfare po e ben, me ekskavator.
Jane sulur si perbindesha, per t’ja thyer kockat qytetit..ata qe po kerkojne vota, bashke me ne qe na ka zene nje hall i madh, duhet qe fushaten mos ta perdorin vetem per retorike si ne Danimarke, po te mendojne se si ndalohen terroristat e territorit. Nuk ka kohe per sehir.
Specialistet e trashegimise, te bejne dokumentimin dhe te çojne me urgjence ne Prokurori, gazetaret te veprojne dhe te mbledhin faktet, ne dijenine time ka patur dhe reagime nga banoret e zones, te cilet jane injoruar teresisht..