Shkencëtarët paralajmërojnë se bota do të goditet nga një pandemi e re dhe se kjo është thjesht çështje kohe. Ndaj ata u bëjnë thirrje vendeve në të gjithë botën që të përgatiten për të parandaluar një infeksion të ri vdekjeprurës. Në një laborator të Londrës po testohen rreziqet më të mëdha që i kanosen njerëzimit. Disa vullnetarë të shëndetshëm ekspozohen ndaj patogjenëve në mënyrë që shkencëtarët të mësojnë më shumë rreth sëmundjeve dhe të testojnë vaksinat. Shkencëtarët thonë se pandemia Covid është larg fundit, pasi ndërsa vaksinat po arrijnë në disa vende, të tjera vende po përjetojnë rritje të infeksioneve. Për më tepër, shkencëtarët paralajmërojnë se COVID-19 nuk është pandemia e fundit që bota do të përjetojë, raporton VOA.
Lawrence Young tha: