Kreu i Opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së Ramës, i cili kërkoi shpjegime nga BE-ja në lidhje me bashkëbisedimin që një Komisionere zhvilloi me PD-në.
Rama pretendon se ‘Komisionerja e BE-së Mariya Gabriel po ndërhyn në fushatë’.
Basha shprehet në Twitter se është i habitur nga reagimi me nervozizëm i Ramës.
Reagimi i plotë i kreut të PD, Lulzim Basha:
I habitshëm nervozizmi i Ramës.
Unë, PD dhe shqiptarët e kemi përcaktuar rrugën tonë që në dhjetorin ‘90: ajo është rruga që të çon në Europë.
Sot të gjithë e kuptojnë se pa u afruar me BE, Shqipëria nuk do të mund të bëjë përpara. Për 8 vjet, jo vetëm që Rama nuk bëri asgjë për ta afruar integrimin, por ai bëri hapa prapa.
Unë jam i vendosur të bëj gjithçka për të ecur përpara me integrimin europian, për të sjellë ndryshimin e vërtetë, arsim cilësor dhe punësim dinjitoz për shqiptarët këtu në Shqipëri.
Mirënjohje BE, KE për ndihmë e pakursyer që i kanë dhënë dhe do ti japin vendit tonë.