Denoncim/ Përleshje në shtabin elektoral të PS, rrihen Pjerin Ndreu dhe Gjoke Jaku

0
166

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në faqen e tij në Facebook, një përplasje fizike në shtabin elektoral të PS-së në Lezhë.

Sipas denoncuesit, kryetari i Bashkisë, Pjerin Ndreu dhe prefekti Gjokë Jaku janë përleshur me grushte me njëri-tejtrin.

Denoncimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Rrihen me grushta Pirini dhe Gjoke Jaku ne shtrofullen elektorale!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje zoti kryeminister. Ne baze te informacioneve qe kam direkt nga shtabi elektoral i PS  pardje pas nje sherri te madhe dhe shkembimit te akuzave te renda per njeri tjetrin jan rrahur me grushte prefekti Gjoke Jaku dhe kryetari i bashkise Pjerin Ndreu.Ngjarja ka ndodhur ne shtabin elektoral brenda ne bashkine e lezhes. Te fala.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here