Kandidati për deputet i LSI në qarkune Beratit, Lefter Maliqi vijon takimet me qytetarët.
Përmes një postimi në Facebook, ku shfaq edhe imazhe nga takimet me qytetarët e qarkut, Maliqi shprehet i bindur se fitorja e Opozitës së Bashkuar nis nga Berati ku LSI do të marrë tre mandate.
“Takime pa u ndalur, Në çdo lagje, fshat, qytet, në të gjithë qarkun e Beratit.
Shpresa e këtyre njerëzve për ndryshimin e madh konfirmohet në çdo takim. Kjo shpresë e ky besim i tyre i vulos fitoren Opozitës së Bashkuar, e cila nis nga Berati me 3 mandatet e LSI-së.
Fitorja e Opozitës së Bashkuar është fitore e qytetarëve shqiptarë dhe të ardhmes së Shqipërisë.
Uraganin popullor nuk e ndal dot askush dhe asgjë më 25 Prill!“, shkruan Maliqi në postimin e tij.