Prej më shumë se 48 orë, qarku i Dibrës është nën pushtetin e dëborës. Rrugët e fshatrave janë të gjitha të bllokuara., duke nxjerrë zbuluar, brenda pak javësh, :dështimin e qeverisë me mirëmbajtjen e rrugëve dhe shërbimin skandaloz ndaj njerëzve. Miliona euro janë zhdukur nga qeveritarët, ndërsa banorët bëjnë përpjekje të hapin rrugët privatisht. Përveç bllokimit të rrugëve, mungon dhe energjia elektrike, një situatë kjo e papranueshme për drejtuesin politik të qarkut, Xhelal Mziu. Ai ka vëmë në dukje braktisjen totale nga qeveria dhe OSHEE, që nuk ka sjellë asnjë elektriçist në zonë.
“Ne nuk kërkojmë bukë. Ne kërkojmë të na rrijë korrekt OSHEE ashtu siç rrimë ne korrekt , thanë banorët, duke vënë në dukje se dritat ua presin kur nuk paguajnë në kohë, ndërsa riparimet nuk i bëjnë.
Drejtuesi politik për Qarkun Dibër z. Xhelal Mziu u shpreh;
Kjo është një situatë tejet e vështirë, por e papranueshme. Në fakt kjo mund të ndodhte në Lurë, në Selishtë apo në Kala të Dodës, sepse dimër është, bora e bën të vetën, thyhen pemë , shtylla etj.por shteti duhet t’u gjendet pranë me elektriçistë deri sa të rikthejë energjinë,po këtu në fushë dhe vetëm 7 km larg qytetit, nuk është normale. Është e pa imagjinueshme se për defekte të vogla të rrinë fëmijët pastudiuar. Është e turpshme që drejtori i OSHEE rri kafeneve të qytetit duke bërë fushatë për vota, ndërsa ka gjithë Dibrën pa energji. Nuk është aspak normale që OSHEE ka grupe prerje dhe nuk ka grupe remonti, kjo është kriminale.