Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka u shpreh se qëllimi kryesor i PD është të ndalojë emigrimin, duke krijuar kushte që të rinjtë të punësohen në vend dhe të krijojnë një jetë të mirëqenë e të sigurtë.
“Pas 30-vitesh shqiptarët po ikin prapë, jemi në garë me sirianët, kush të iki më parë nga vendi i tyre. Këtë duhet t’i lëmë Ramës të përfundojë? Për këtë t’i japim mandat tjetër? Beteja është për njerëzit që luftojnë për bukën e gojës përballë një tufe që nuk di ku të çojë milionat dhe kërkon prapë në kurriz të shqiptarëve të vazhdojë të vjedhë dhe poshtërojë njerëzit.”
Nënkryetari i PD, Edi Paloka, vuri në dukje se për 8 vjet Edi Rama e mori zvarrë vendin dhe e la mbrapa të gjithëve, duke stopuar integrimin ne BE. “Misioni ynë- tha Paloka,- është anëtarësimi në BE. Vetëm arritja e këtij objektovi sjell ndryshimin në vend, por kjo bëhet vetëm duke patur në krye të qeverisë një kryeministër europian si Lulzim Basha”.