Të tjera detaje dalin në dritë nga aksioni i policisë së Elbasanit.
Në kuadër të këtij plani po zhvillohen kontrollet në disa lagje përgjatë Bulevardit “Aqif Pasha”, ndërkohë që RENEA dhe forcat Shqiponja kanë rrethuar edhe një banesë pranë një lokali të njohur në qendër të Elbasanit.
“BalkanWeb” mëson se paraprakisht dyshohet se në këtë banesë mund të ketë armë dhe lëndë narkotike. Gjatë operacionit policia ka bërë shoqërimin e të paktën dy personave.