81.2% e qytetarëve të pyetur nga “Noto Sondaggi” mendojnë se zgjedhjet e 25 prillit janë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. Për analistin Afrim Krasniqi, zgjedhjet janë të rëndësishme për partitë që duan të mbajnë pushtetin ose duan të marrin pushtetin. ”Partitë e mëdha kanë pritshmëri të lartë. Dhe kjo lidhet edhe me pushtetin. Njëra palë nga nevoja për mandate të tretë dhe pala tjetër për të rimarrë pushtetin. Është më shumë shprehje militantësh se sa shprehje të moderuara ose profesionale. Të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë? Këto janë të dhjetat. Do të ketë 11, 12, 13… Partitë e konsiderojnë të rëndësishme”,-tha ai për ”Ora News”.