Shumë përkrahës të Partisë Socialiste janë të zhgënjyer nga qeverisja 8 vjeçare e partisë në pushtet dhe në 25 prill do të vendosin për ndryshimin.
Një prej tyre është Limos Dizdari i cili jeton në Ksamil prej disa vitesh dhe ka ndërtuar një oaz dije dhe kulture.
Ina Zhupa ka postuar në facebook një mesazh nga Dizdari, i cili shprehet se në 25 prill të gjithë që dëshirojnë që vendi të ketë zhvillim duhet të mbështesë Partinë Demokratike.
“Limos Dizdari është një nga socialistët e shumtë që janë zhgënjyer nga qeverisja e keqe e Edi Ramës. Ai jeton në Ksamil prej disa vitesh, ku ka ndërtuar një oaz dije dhe kulture, që nuk e gjen dot as në Tiranë.
Me kurajon që e karakterizon, Limos Dizdari nuk di të shtiret. Ai na hapi dyert e shtëpisë dhe të zemrës për të më dhënë mbështetjen e tij të çmuar në garën elektorale të 25 Prillit.
“Çdo njeri i ndershëm sot, çdo njeri që dëshiron që vendi të ketë zhvillim, që rinia të gëzojë jetën në tokën e vet duhet të mbështesë Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën”- ishte mesazhi i Limos Dizdarit për këdo që kërkon ndryshimin.
Shumë socialistë, si Limos Dizdari, do të votojnë në 25 Prill për t’i dhënë vendit shansin e fundit që edhe ne të bëhemi si gjithë Europa, ku familjet tona të trajtohen me dinjitet nga qeveria dhe njerëzit të jenë të gjithë të barabartë para ligjit.”