Lefter Maliqi: Urime për njeriun që ka kontribuar për vendin për dekada

0
147

Kandidati për deputet në Berat, Lefter Maliqi ka uruar Presidentin e Republikës, Ilir Meta për ditëlindjen. Në një mesazh në rrjetet sociale, Maliqi shprehet: “urimet shkojnë për njeriun që ka kontribuar për vendin për dekada dhe vazhdon të kujdeset që Shqipëria të kthehet në një vend të jetueshëm e të begatë për fëmijët e çdo shqiptari”.
Mesazhi i Lefter Maliqit në Facebook:

Pas takimeve të shumta të një dite të gjatë, që nuk ka mbaruar ende, ndjej kënaqësinë dhe detyrimin moral ti uroj ditëlindjen e 52-të Presidentit të Republikës.
Me dhjetra qytetarë të qarkut të Beratit mi kanë përcjellë mua urimet sot për Presidentin, në pamundësi për t’ja përcjellë vetë drejtëpërdrejtë, kështu që ndjej kënaqësinë e dyfishtë për të dhënë urimin tim bashkë me atë të bashkëqytetarëve të mi për Presidentin Ilir Meta.
Urimet shkojnë për njeriun që ka kontribuar për vendin për dekada dhe vazhdon të kujdeset që Shqipëria të kthehet në një vend të jetueshëm e të begatë për fëmijët e çdo shqiptari.
Kam patur fatin ta njoh e të mësoj prej tij për shume vite me radhë, edhe pse diferenca e moshës tonë nuk është e ndjeshme.
Sot, jam i nderuar që jap kontributin tim në forcën politike që e themeloi pikërisht ky njeri dhe t’ja shpërblejmë të gjithë me fitore më 25 Prill.
Edhe 100 vite të tjera me të njëjtën dëshirë dhe energji për Shqipërinë tonë zoti President!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here