Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Italia, ku një i ri shqiptar është gjetur i vdekur në pyll.
Sipas mediave italiane bëhet fjalë për, Avenir Hysaj, 34 vjeç, një murator në profesion i cili jetonte në Bra të Italisë. Ai është gjetur i pajetë në një pyll jo shumë larg qytetit.
34-vjeçari shqiptar ishte raportuar i zhdukur që nga data 21 shkurt dhe prej asaj data askush nuk kishte dëgjuar për të.
Ditën e zhdukjes Hysaj kishte shoqëruar prindërit e tij për të bërë disa blerje dhe do të duhej të kthehej për t’i marrë por, pasi i kishte lënë në qytetin e vogël të Roero, ai u zhduk pa lënë asnjë gjurmë. E.L