Një zjarr ka përfshirë një magazinë pranë mbikalimit të Kamzës në kryeqytet. Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërkohë që nuk raportohen të lënduar në një njerëz.
“Me datë 24.03.2021, rreth orës 16:40, tek “Casa Italia” ka rënë zjarr në një magazinë. Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.”
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.