Kapiteni i Juventusit Giorgio Chiellini u shfaq në prononcimin për mediat krah trajnerit Roberto Mancini, aty ku u ndal te ndeshja e nesërme kundër Irlandës së Veriut dhe momenti i vështirë i Juventusit.
“Nuk ekziston rreziku që të nënvlerësojmë Irlandën e Veriut. E dimë që duhet të zbresim në fushë për të fituar ndeshjen. Nga pikëpamja teknike nuk do të jetë një sfidë e lehtë, por skuadra jonë është pjekur.
- Kjo kombëtare do të na çmendë në vitet 2022-2026, periudhë kur të gjithë djemtë do të jenë bërë burra. Italia ka një potencial shumë të madh. Juventusi? Nuk ia kemi dalë të bëjmë atë që presin njerëzit nga ne. Ekziston një problem i përgjithshëm te Juventusi, nuk ka lidhje fare Pirlo. Nedved dhe Paratici folën hapur. Kam kaluar momente edhe më të vështira, ia dal të shoh dritë te ky Juventus“, deklaroi mbrojtësi “veteran” italian.