Qeveria rimbursoi me 202 mln lekë “Mond Çekiçin”, tatimet pagesa në kohë rekord për “Liburnet 1”

0
349

Edmond Koçi, njeriu që mbeti i vrarë në një atentat mafioz mëngjesin e 20 marsit 2021 në Durrës, rezulton të ketë përfituar para nga strukturat shtetërore, duke futur në zbatim skemën e rimbursimit të TVSH-së.

Personazhi mjaft i lakuar në botën e krimit që në Durrës njihej me nofkën “Mond Çekiçi”, është përfitues i një shume financiare prej 203 milion lekë të vjetra, shumë kjo që i ka kaluar në llogarinë e kompanisë së tij “Liburnet 1”.

Ndërkohë në emër të bashkëshortes së Edmond Koçit, Vjosa Kalemi, zotërohen 20 për qind të aksioneve në një platformë interneti dhe sinjal kabllori të quajtur “Tibo”.

“Ora News” mëson se autoriteti shtetëror që ka kaluar këtë vlerë financiare për llogari të Edmond Koçit, është Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila në 11 qershor 2015 dhe 12 gusht 2016, ka paguar shumën prej 14.137.706 lekë të reja, si rimbursim TVSH-je.

Më tej në 1 korrik të vitit 2020, kompania e ngarkim shkarkimit në portin kombëtar të Durrësit, “Liburnet 1”, ku Edmond Koçi, është pronar me 32 për qind, ka depozituar faturat në Drejtorinë e Tatimeve për të përfituar rimbursim tjetër.

Një muaj pas kërkesës së bërë, në datën 1 gusht 2020 kompania “Liburnet 1”, përfiton nga tatimet rimbulsimin e TVSH-së me vlerën financiare prej mbi 61 milion lekë të vjetra, mëson Ora News.

Në total janë 203 milion lekë të vjetra që kompania “Liburnet 1”, ka përfituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. “Liburnet 1”, është shoqëria e ngarkim-shkarkimit të mallrave në portin e Durrësit, që zotërohet nga Edmond Koçi dhe aksionerë të tjerë si Ibrahim Hani, Alti Bejko dhe Elvis Mehmetaj.

Në këtë kompani Koçi, ka hyrë si aksioner në vitin 2011, ku së bashku me personat e mësipërm, e kanë blerë firmën kundrejt 50 mijë eurove, tek Petrit Hani.

Pikërisht kjo kompani ngarkim-shkarkimi në portin e Durrësit është një nga pistat hetimore, ku është fokusuar prokuroria e Durrësit për të hedhur dritë mbi motivet e vrasjes së Edmond Koçit. Edmond Koçi i ekzekutuar me 38 plumba në Durrës ishte marrë i pandehur për armëmbajtje pa leje që prej datës 21 janar 2021.

Por veçse ishte personazh i njohur për policinë, ai kishte krijuar në qytetin bregdetar dhe terren në biznese. Edmond Koçi konsiderohej si krahu i djathtë i Plaurent Dervishaj, njeriut që u arrestua dhe lirua në Dubai, për vrasjen në 25 shkurt 2005 të Klodian Saliut dhe biznesmenit Vajdin Lamaj.

Një nga dy pistat e hetimit është një vijueshmëri e luftës mes bandave kriminale që veprojnë në Durrës dhe Shijak, për shtrirjen e influencës së tyre brenda në portin e Durrësit dhe konfliktet që kanë për pronat në Gjirin e Lalëzit.

Mond cekici (1)

Mond cekici (2)

Mond cekici (5)

Mond cekici (4)

Mond cekici (3)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here