Analisti Armand Shkullaku i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’, ka bërë një debat me kandidatin e PS-së në lista, Plarent Ndreca i cili ishte i ftuar në studion e SYRI TV.
Shkullaku është shprehur se premtimet e pambajtura nga Rama dhe qeveria e tij, janë e ardhja e Shqipërisë.
‘Policia për mua sot, ose gjendja e rendit dhe krimit në Shqipëri është problematike, këtë e thotë edhe DASH që thotë se Shqipëria është vend i trafikut të drogës, është me shenjë të kuqe për pastrimin e parave.
Shqipëria ka ngelur pas në luftën e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Unë po them mos i shtoni. Droga, Shqipëria është me flamur të kuq. Nuk ka pasur media dhe qeveri ndërkombëtare që nuk kanë folur për kanabisin.
Këto që thoni ju, janë sllogane. Unë them që nuk keni ecur para. Ju keni bërë pas.
Nëse mendoni se e ardhmja e Shqipërisë janë premtimet e pambajtura, ky është problemi juaj’, tha gjatë debatit analisti Armand Shkullaku.