Shqiptari e kishte fshehur drogën brenda makinës, e cila u zbulua pas kontrollit në imtësi nga agjentët.
8 kg kokainë dhe 14 kg kanabis janë sekuestruar nga policia greke në Janinë, ndërsa shqiptari është vendosur në pranga.
Mediat greke kanë publikuar pamjet e 16 pakove të kokainës dhe 13 të kanabisit.
Autoritetet greke vijojnë hetimet për zbulimin e plotë të rrjetit të trafikut