Drejtuesja politike për LSI-në, në Durrës Elona Guri, ka publikuar një denoncim ku mafia e inceneratorëve kanë vendosur kamera dhe pajisje përgjimi në zyrën qendrore të LSI Durrës.
Sipas Gurit qëllimi ka qenë për të identifikuar, intimiduar, frikësuar e më pas për të pushuar nga puna këdo qytetar të thjeshtë që i bashkohet LSI.
Postimi i plotë
SKANDAL/ Mafia e inceneratorëve vendos kamera dhe pajisje përgjimi në zyrën qendrore të LSI Durrës me qëllimin për të identifikuar, intimiduar, frikësuar e më pas për të pushuar nga puna këdo qytetar të thjeshtë që i bashkohet LSI. Ky është një skandal i paprecedentë në procesin e fushatës zgjedhore në Shqipëri në 30 vite. Një shkelje penale dhe një akt i shëmtuar i kryer nga matrapazët e inceratorëve. Njihuni me të vërtetën se sa poshtë kanë rënë zuzarët e “Rilindjes” dhe se çfarë mendje kriminale kanë fundërrinat e mafias së plehrave të cilëve u shtohet një padi tjetër penale për shkeljet dhe zullumet e shumta që kanë bërë. Harxhojnë milionat e vjedhura nga inceneratorët për kamera dhe mjete përgjimi për të intimiduar e frikësuar njerëzit e LSI. Asgjë nuk e ndal FITOREN E MADHE të 25 prillit. Janë të kapitulluar. Më 25 prill fiton Durrësi dhe Shqipëria ?? Elona Guri LSI Durrës #DurresiShtepiaJuaj ?