Adnan Doda, 47-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar ditën e sotme, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Doda akuzohet për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Prodhimi e shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur arrestimin e Dodës, banues në Gostivar, Maqedoni e Veriut.
Policia bën me dije se Gjykata e Torinos, Itali, për 47-vjeçarin ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.