Ndërkohë nuk ka asnjë gjurmë për shefin e sigurisë 30-vjeçarin Arjan Sala që ka mbetur i bllokuar brenda.
Për mediat ka folur drejtuesi i Zjarrfikësve në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, i cili tha se situata paraqitet e renduar, ndërsa tha se ende nuk është bërë i mundur gjetja e 30-vjeçarit. Zjarrfikësit po ndërhyjnë në grupe me mjete të posaçme që bëjnë kontrolle për 20 ose 45 minuta.
Një familjar i Arjanit i indinjuar akuzon forcat zjarrifikëse se nuk kanë pasur mjetet e përshtatshme për të hyrë brenda që të nxjerrin Arjanin nga magazina në flakë.
Ata thonë se nëse do të kishin pasur pajisjet e duhura Arjani do të kishte shpëtuar, shkruan ora.
“Aty po digjet. Arjani është në magazinë nën tokë. Është flakë, është shkrum. Nuk ka pajisje. Nuk ka një elektrik dore. Duhet elektrik mjegulle por nuk e kanë. Po digjet personi brenda por heshtin. Me dasht me dalë në protestë i gjejnë kundragazët, por në këtë rast.”