Ish-komandanti i UÇK-së dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Esat Krasniqi ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka përmes një postimi në rrjetet sociale.
Esat Krasniqi cilësohej si “luani” i luftës së Koshares kundër forcave serbe.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin se sonte ka ndërruar jetë ish-komandanti i UÇK-së dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Esat Krasniqi.
Përjetësisht mirënjohës për kontributin e tij, i cili tërë jetën ia ka kushtuar çështjes kombëtare, duke u shquar si koordinator i shkëlqyeshëm për udhëheqjen dhe funksionalizimin e jetës ushtarake në Betejën e Koshares”, shkruan Haskuka.
Ai ka shprehur ngushëllime për familjen dhe bashkëluftëtarët e tij
https://www.facebook.com/mhaskukaa/posts/1183926842078824