Nga policia nuk ka të dhëna në lidhje me këtë ngjarje, edhe pse janë në vendin ku ka ndodhur plagosja.
Dëshmitarët kanë bërë të ditur, se një person është marrë nga ambulanca dhe nuk dihet gjendja e tij. ‘Pershendetje Joq, ne mes te dites n’kamez, pati te shtena me arm njeri ishte pertoke e mori ambulanca nuk dihet gjendja e tij’, shkruhet në denoncimin në rrjetet sociale.