Ndeshja Shqipëri-Angli në rrezik, reagon Vasili: Policia provë e asgjësimit dramatik të qeverisjes së rilindjes

0
126

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar per ndeshjen e Kombëtareve Shqipëri-Angli tek Stadiumi “Air Albania” duke u shprehur se ky është provë asgjesim dramatik i qeverisjes së rilindjes, edhe pse stadiumi ndodhet 500 metra larg disa nga institucioneve më të rëndësishme.

“Policia që nuk garanton ndeshjen e Kombëtareve Shqipëri-Angli tek Stadiumi “Air Albania”, provë e asgjësimit dramatik të qeverisjes së rilindjes.

Stadiumi Air Albania, që është vetëm 500 m larg kryeministriss, parlamentit, presidentit, pra në zonën e sigurisë më të lartë në vend nuk garantohet nga policia.

Këta maskarenj garantonin prishjen e teatrit, te banesave te Astiri, tek bulevardi i ri me mijëra police forca speciale dhe armatim gjerë në dhembë, ndërsa stadiumin nuk e garantojnë.

Nuk e garantojnë se bizneset paskan bllokuar portat e hyrjes me ndërtimet e tyre. Po kush ja dha lejen këtyre bizneseve ndërkohë që qytetaret futen ne burg se riparojnë WC brenda apartamenteve dhe ju vërsulen policë shteti e bashkie si hijena”, shkruan Vasili.

 

 

 

https://www.facebook.com/petritvasil/posts/298931371591127

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here