Bylykbashi: Pronarë e punonjës të bizneseve në Durrës të lodhur dhe të kapur peng nga shteti taksidar dhe i korruptuar i Ramës

0
164

Kandidati demokrat për deputet në Qarkun Durrësit, Oerd Bylykbashi shprehet se gjatë takimeve që ai zhvilloi në lagjen 11 të këtij qyteti, pronarë dhe punonjës të bizneseve të zonës shprehen të lodhur dhe të kapur peng nga shteti taksidar dhe i korruptuar i Edi Ramës.

Përmes rrjeteve sociale, Bylykbashi thotë se Durrësi ka nevojë për të gjithë qytetarët e tij për të bërë të mundur ndryshimin më 25 prill të këtij realiteti.

“Të lodhur dhe të kapur peng nga shteti taksidar dhe i korruptuar, pronarë e punonjës në bizneset e Lagjes 11 të Durrësit ndanë me mua problematikat kryesore. Pata kënaqësinë t’i prezantoja programin e rimëkëmbjes së Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës për biznesin. Me 25 Prill ftoj çdo qytetar të Durrësit të votojë për ndryshimin, për familjen, për veten! Durrësi ka nevojë për të gjithë ju!”, shprehet kandidati i PD-së për deputet në Durrës, Oerd Bylykbashi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here