Të afërmit 33-vjeçari Arjan Salaj kanë qenë në zonën e ‘Casa Italia’, që në orët e para të ngjarjes së rëndë, dhe ende vijojnë të presin me ankth, por me shpresë për një lajm të mirë.
Këtë mbrëmje, ekipi i shpëtimit iu ka thënë familjarëve të 33-vjeçarit të zhdukur se do të kërkojnë brenda magazinës me duar nëpër mbetjet e djegura, dhe për këtë arsye, kanë kërkuar që të futet brenda edhe një prej familjarëve, që të shohë nëse ka ndonjë gjë identifikuese, që të mund të identifikojë të zhdukurin.
Por, pas disa kërkimeve pa rezultat, punonjësit zjarrfikës kanë dalë të gjithë jashtë, ndërsa i afërmi i 33-vjeçarit, xhaxhai i tij Naim Salaj nuk ka pranuar të dalë dhe ndodhet brenda magazinës prej një ore.
Lexo edhe
“Nuk kemi qetësi derisa të gjejmë trupin e Arjanit”, Zjarrfikësi: Ngjarja më e rëndë në 30 vite punë