Interpretoi në serialet “Lugina e Ujqërve” dhe “Sulejmani i madhërishëm”, Covid-19 i merr jetën aktorit shqiptar

0
199

Aktori i mirënjohur shqiptar, Luran Ahmeti ka humbur betejën me koronavirusin.

46-vjeçari ndodhej i shtruar prej disa ditësh në Klinikën Infektive në Shkup, por fatkeqësisht nuk arriti ta përballojë sëmundjen.

Lurani ka qenë pjesë e shumë shfaqjeve teatrale, filmave ndërsa vitet e fundit u bë pjesë e serialeve më të ndjekura turke si “Lugina e Ujqërve” dhe “Sulejmani i madhërishëm”.

Ishte gjithashtu pjesë e serialit “O sa mirë”, me rolin e profesorit të historisë.

Ndër sukseset më të mëdha ka qenë edhe roli i tij në filmin e famshëm amerikan, “Taken”.

Ai ishte djali i shkrimtarit dhe publicistit të njohur Xhabir Ahmeti. Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të aktorit.

“Lurani ngjiti majat e suksesit! E trishtë ndarja nga jeta. Humbën një aktor të jashtëzakonshëm, një mendje kritike, një njeri të mirë mbi të gjitha.

Prehu në paqe Luran! Do përpiqemi të bëjmë më shumë, më mirë.

Ashtu siç doje ti gjithmonë.”, ka shkruar ajo.

Për këtë lajm të trishtë ka reaguar dhe Ilire Vinca.

Përmes një postimi në rrjete sociale, aktorja shkruan: “Na paska lënë Lurani, Kjo botë u varfërua shumë! Ngushëllime familjes dhe kolegëve!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here