Mediu: 25 prilli, dita kur shqiptarët do ti thonë jo regjimit që përbuz qytetarët dhe mbron banditët…

0
111

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, njëherësh edhe kandidat për deputet në listën e qarkut Tiranë, ka zhvilluar këtë të premte një takim me qytetarët e Kamzës. Në fjalën e tij, Mediu tha se 25 prilli është dita kur shqiptarët do të marrin në dorë fatin me përgjegjësi dhe sipas tij, është dita kur do të rrëzohet regjimi që përbuz shqiptarët dhe mbron banditët.

”Jetojmë në një kohë absurdi të një kryeministri i cili shan, fyen përbuz shqiptarët. Një kryeministri i cili nuk ndalet as një ditë duke mallkuar e duke sharë shqiptarët duke i quajtur të paaftë dhe përtacë që nuk duan të punojnë. Shqiptarët nuk kanë më barazi para ligjit dhe as shansin për të ndërtuar të ardhmen dhe ekonominë e tyre familjare.

Kemi nga njëra anë një qeverisje e cila ka shkatërruar interesin tonë kombëtare dhe nga ana tjetër të gjithë shqiptarët ë interesi kombëtar e kanë primar. Kemi në njërën anë një qeveri e cila ka shkatërruar ekonominë tonë kombëtare dhe nga ana tjetër besimin që mund të ndërtojmë të ardhmen tonë.

25 prilli është një ditë e rëndësishme në historinë tonë kombëtare. Është dita kur ne si shqiptarë kërkojmë të vendosim dinjitetin tonë, duam familjet tona, duam kombin tonë dhe duhet t’i themi ndal një regjimi i cili po shkatërron çdo mundësi, çdo të ardhme për gjithsecilin nga ne.

Është dita kur ne duhet të tregojmë përgjegjësinë tonë, që marrim në dorë fatin tonë më përgjegjësi dhe dinjitet. Nuk ka dallim midis banditëve që dalin me maskë në rrugë dhe grabisin dhe një qeverie që me ligje të padrejta fut dorën në xhepin e qytetarit sa herë që i teket. Atë që ju ka falur Zotin lirinë dhe jetën mos ia lini Edi Ramës, asnjë politikani. Lirinë, jetën dhe mundësinë për të ndërtuar lumturinë dedikojani fëmijëve tuaj, prindërve tuaj, familjes dhe vendit tuaj”,-tha më tej kreu i PR-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here