Në hapje të fushatës, i lodhur i nervozuar!

0
231
Nga Elmaz Sherifi
Fusha zgjedhore e hapur ka qene. Por, ne nisjen zyrtare te saj, Rama u shfaq, pa entusiazme, pa dajre e valle cigane, si dikur, por i tejlodhur e i plakur e nervozuar.
E nervozon Basha dhe tere opozita qe po shnderrohet ne “opizite popullore”. E lodhen vaksinat qe i konsideron mjetin e vetem te fitores, prandaj, nje miljon shuplakat e dikurshme, i zevendeson me imagjinaten e tij te deformuar, ne nje milion vaksina.
Dje, ne diten e celjes se fushates zyrtare, ne mesdite, u shfaq si furrnitor ne Stamboll, duke u vertitur rreth “Lasgushit” qe po ngarkohej me vaksinat kineze, ne mbremje si magazinier i mori ne dorezim ne Rinas. Mendon se vaksina eshte “kali i fitores”. Prandaj i vetmi lajm ne “fjalimin deja Vu” para kandidateve per deputet ishte, se “pas zgjedhjeve”, do te siguroj 1 milion vaksina dhe gjate “mandatit te trete”, do te ndertoj “uzinen kineze” te vaksinave !
Perse ka humbur gjallerine dhe humorin filozofi yne sureliste duke u ankuar per te gjithe ?
Perse ka filluar te akuzoj institucionet perendimore si nderhyrese ne “punet e brendeshme”, dhe zgjidhjet i kerkon ne Lindje ?
Perse nuk i pergjigjet Ambasadores Kim, per kerkesen e perseritur te saj, ne emer te Sekretarit te Departmentit American te Shtetit, per moskandidimin e personave te shpallur non grata ne SHBA ?
Perse ka pllakosur mosbesimi te “ushtaret e tij”, qe mundohen te shfaqen plot besim per fitimin e zgjedhjeve ne ekrane, dhe aspak optimist ne “prapa skene” ku pranojne humbjen e sigurte ?
A e keni konstatuar miqte e mi, se si Rama pohon, duke mohuar ?
Ai deklaron/pohon, kudo e kurdohere, se Shqiperia i ka plotesuar kushtet e hapjes se negociatave, duke mohuar kerkesen e institucionet e BE, se pa plotesuar standardet/kushtet e vendosura, nuk do te kete Konference Nderqevertare per fillimin e procedurave te hapjes se negociatave. Pra Rama i mohon kushtet, sepse plotesimi i tyre verteton se zgjedhjet parlamentare te 2017 jane deformuar nga nderhyrja e qeverise dhe administrates shteterore, dhe zgjidhjet e qeverisjes vetevendore te vitit 2019 duhet te shpallen jo legjitime.
Ambasadorja Kim e deklaron publikisht, se Rama hesht ndaj kerkeses se SHBA, per perjashtimin e atyre qe jane shpallur non grata. Zedhenesit e Rames e mohojne dhe pohojne se Rama e Kim, jane ne mirekuptim per ate ceshtje !
Perse Rama devijoi ligjerimin e tij ne celje te fushates zgjedhore dhe pranoi boterisht se tani ai nuk eshte me i miri, por e keqja me e Vogel ?
Te gjitha pyetjet retorike te cojne ne nje perfundim. Rama e mbylli ciklin e tij eksperimental ne qeverisje. Ai do te hyje ne historine politike e institucionale si kryeministri qe i shkaterroi pushtetet e shtetit te se drejtes dhe i perqendroi te gjitha pushtetet te partia, nenkupto “Rilindja”, duke rikthyer modelin e tejkaluar te Partise Shtet.
Rama elemioni veteqeverisjen vendore dhe riktheu keshillat popullore te rretheve dhe komitetet ekzekutive te tyre.
Parlamentin e shnderroi ne “trupen e ushtrise se gazermes” qe votonte jashte normave kushtetuese dhe procedurave parlamentare “dekretet” e sulltanit qe u dhuronte pasurite publike grupeve te interesave qe investojne nga fitimet,per deformimin e proceseve zgjedhore.
Rama duket i tejplakur e i nervozuar, sepse pas tete vjet qeverisje u njoh nga shqiptaret dhe nderkombetaret.Shqiptaret nuk i besojne me qeverisjes propagandistike, sepse Jane varferuar e diskriminuar per arsye politike. Nderkombetaret i dhane tere mbeshtetjen edhe kur cenonte parime te qeverisjes kushtetuese, dhe u binden se ai eshte faktori kryesor i “vjedhjes se pushtetit”, prandaj Jane shume kritike ndaj tij dhe paralajmeruan ne diten e celjes se fushates zyrtare, se zgjedhjet parlamentare duhet te plotesojne standardet nderkombetare demokratike, ndryshe, ato nuk do te njihen.
Institucionet e BE kane bere disa komunikime on line me kryetarin e opozites Basha, dhe kjo e ka terbuar Ramen aq shume, sa i akuzoi se komisioneret e BE, po nderhyjne ne fushaten zgjedhore.
Institucionet nderkombetare po bejne presion mbi administraten zgjedhire, e cila me leter zyrtare i ka kerkuar qeverise dhe te gjitha bashkive qe te mos perfshihen ne fushaten zgjedhore.
Rama po e ndjen se po i “le lamtumiren” pushtetit dhe mandatit te enderuar, prandaj endet i plakur i nervozuar e pa asnje frymezim neper ara e aeroporte duke “kenduar” kengen e bukur te skraparlliut te famshem Demir zyka, “mbece more shoke mbece”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here